Baldwin: Këmbëza nuk u tërhoq. Unë nuk e tërhoqa këmbëzën

Aktori Alec Baldwin ka mohuar se ka tërhequr këmbëzën e armës në xhirimet e filmit të tij ‘Rust’ në një intervistë të parë televizive që nga incidenti fatal që vrau kineasten Halyna Hutchins.

Këmbëza nuk u tërhoq. Unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, tha Baldwin në një intervistë për ABC-së të mërkurën.

Pra, nuk e keni tërhequr kurrë këmbëzën?”,-pyeti gazetari.

Jo, jo, jo, jo. Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe do të tërhiqja këmbëzën drejt tij, kurrë,” u përgjigj Baldwin.

I pyetur se çfarë mendonte se kishte ndodhur, Baldwin tha: “Nuk e kam idenë. Dikush vendosi plumb të vërtetë në armë. Një plumb që as që supozohej të ishte në sheshxhirim.”

Më 21 tetor, kineastja Hutchins u qëllua për vdekje dhe regjisori Souza u plagos kur Baldwin qëlloi me armë gjatë xhirimeve të filmit.

Read Previous

Napoli ndalet në barazim, Milan mund Xhenoan

Read Next

Në Suedi, Microchips, një trend në rritje, përkundër teorive konspirative