‘Avokati i Amerikës’ braktis studion e një televizioni në Shqipëri

Avokati Spartak Ngjela, ka ikur nga studio e emisionit “Now” teksa po flitej për shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës.

Ai tha se ky i fundit ka humbur të drejtën e ankimimit në Gjykatë, por kjo gjë është kundërshtuar nga ish-deputeti Klevis Balliu.

Pas debatit me këtë të fundit, avokati është ngritur nga karrigia dhe është larguar nga studio.

Pjesë nga debati:

Ngjela: Saliu ka humbur të drejtën e ankimit

Balliu: Ku e di ti?

Ngjela: E njoh ligjin amerikan.  Unë nuk kam ardhur këtu për broçkulla. Opozita është ‘Non Grata” Blinken tha se SPAK drejtohet nga ne.

Balliu: Kur e tha?

Ngjela ngrihet nga karrigia: Vazhdoni zotëri, më e thirrur me “Non Grata” nuk kam punë. Natën e mirë./euronews.al

Read Previous

Eksperti Eduard Elezi: OSHE ka 3 vjet që nuk dorëzon bilance, askush nuk flet

Read Next

Eksportet e Shqipërisë në Kosovë bien 40 përqind