Autobusi i Tironës

Drejtori sportiv i Klubit të Tiranës, Tefik Osmani, ka publikuar disa foto në rrjetet sociale nga autobusi i ekipit bardheblu që ka qenë i parkuar në stadiumin “Selman Stermasi”.

Autobusi i ardhur nga Gjermania ka qenë një dhuratë e presidentit Halili për skuadrën dhe pasi është pajisur me dokumentacionin e duhur, tashmë është dizenjuar nga jashtë me simbolet e kryeqytetit dhe stemën e Tiranës.

Klubi bardheblu do ta përdorë autobusin që për ndeshjen e radhës në transfertë e Elbasanit ndaj Teutës. Kjo ndeshje do të luhet ditën e diel në orën 19:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Read Previous

Qeveria e re gjermane pritet të formohet deri në Krishtlindje

Read Next

COVID-19 në vendin tonë / Dhjetë jetë të humbura dhe 441 raste të reja