Austria vendos bllokim të plotë dhe e bën të detyrueshëm vaksinimin

Austria do të hyjë në një bllokim të katërt kombëtar të hënën pasi rastet Covid-19 vazhdojnë të rriten, duke u bërë vendi i parë në Evropën Perëndimore që vendos masa të rrepta këtë vjeshtë, raporton CNBC, përcjell Kumtari.

Të pavaksinuarve të vendit tashmë u ndalohet të largohen nga shtëpitë e tyre për qëllime jo esenciale.

Kancelari Alexander Schallenberg njoftoi në një konferencë për shtyp të Premten se masat e bllokimit do të shtrihen në të gjithë vendin nga e hëna. Bllokimi do të zgjasë për një maksimum prej 20 ditësh, tha Schallenberg, por fillimisht do të vendoset për 10 ditë.

© Kumtari.al

Read Previous

Lajm i Fundit / Zjarr në spitalin e Vlorës

Read Next

Tjetër rast abuzimi me të mitur, këtë radhë një punonjës policie abuzuesi