Australia i bashkohet bojkotit të lojrave olimpike

Kryeministri, Scott Morrison, ka konfirmuar se zyrtarët australianë nuk do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, duke iu bashkuar Shteteve të Bashkuara në një bojkot diplomatik të Lojërave të vitit të ardhshëm dhe duke shkaktuar akuza nga Pekini për qëndrim politik, raporton The Guardian.

Morrison u tha gazetarëve në Sidnei se “nuk ishte befasuese”, duke pasur parasysh përkeqësimin e marrëdhënieve diplomatike midis Australisë dhe Kinës, që zyrtarët nuk do të merrnin pjesë në Lojërat dimërore të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, atletët australianë do të marrin pjesë, tha ai të mërkurën. “Australia është një komb i madh sportiv dhe unë i ndaj shumë çështjet e sportit dhe çështjet politike.”

©Kumtari.al

Read Previous

Samiti virtual Putin-Biden/ Shumë zhurmë për asgjë

Read Next

Adele ndalon fansat e pavaksinuar të ndjekin koncertet e saj të ardhshme