Australi, oficeria jep dorëheqjen gjatë një interviste live/ Ajo tha se shumica e policëve nuk duan të zbatojnë urdhrat për masat COVID-19

Një oficere e lartë policie në Australi dha dorëheqjen nga forcat e Policisë së Victorias gjatë një interviste të drejtpërdrejtë. Policja zbuloi se një “shumicë dërrmuese” e ish oficerëve të saj nuk besojnë dhe nuk duan të zbatojnë urdhrat e rreptë të COVID-19 të miratuar në Australi.

Krystle Mitchell bëri bujë duke dhënë dorëheqjen publike gjatë një interviste të Premten. Mitchell tha se urdhrat e qeverisë për të zbatuar masat për COVID-19 e shqetësuan atë “shumë” pasi pa “dëmin që po i shkakton komunitetit”.

Mitchell – e cili ka punuar me Policinë e Viktorias për më shumë se 16 vjet – tha se pakënaqësia midis policisë dhe qytetarëve “është rritur që nga marsi i vitit 2020.”

kumtari.al

 

Video/ Intervista e Krystle Mitschelll

Read Previous

Shqipëria triumfon, Broja: Hyra për të bërë golin

Read Next

Foto/Lajm “Elita” e fshatit tonë