Atentat me armë te Astiri, qëllohe dy persona në një automjet luksoz

Dy të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e quajtur “2 rrathët” e Astirit, në Tiranë mbrëmjen e kësaj të shtune.

Sipas dëshmitarëve pranë vendit të ngjarjes bëhet e ditur se automjeti tip ‘Audi’ është qëlluar me breshëri plumbash.

Viktimat janë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri. Identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur.

Dyshohet se janë qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje i cili ka ikur me shpejtësi.
Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë  zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Read Previous

Nafta, fitime për mbijetesë. Pandemia ndikoi negativisht dhe distributorët e tregtuesit e automjeteve

Read Next

Ballkoni i “Klubit të Opingarëve”