Inteligjenca artificiale mund të parashikojë dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës
“Jo presion Prishtinës por Beogradit. Albin Kurti, gjatë një interviste për Associated Press, u bëri thirrje vendeve perëndimore që të mos i bëjnë presion shtetit të tij, që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai tha se në vend të kësaj Perëndimi duhet të përqendrohet që ta bëjë Serbinë më demokratike dhe të largojë, ato që ai i quajti ide hegjemoniste të Beogradit.
Kryeministri kosovar nënvizoi se qeveria serbe duhet të pranojë pavarësinë e të gjitha ish-republikave jugosllave në mënyrë që “të përballet me të kaluarën”. Kurti tha se nëse ata e çlirojnë veten nga ideja se Kosova ende i takon Serbisë, “ata do të jenë më demokratikë, më evropianë”.
Kryeminitri i Kovës i bëri këto deklarata para se këtë të hënë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë.
Nga Qeveria e Kosovës konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se Lajçak do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, gjatë një dreke pune. Në orët e mbërmjes, zyrtari evropian do të qëndrojë në Beograd.
Burimet e Radios Evropa e Lirë në BE nuk dhanë detaje për hollësitë e vizitës, por vetëm se ai do të diskutojë me bashkëbiseduesit për hapat e ardhshëm të dialogut, sidomos për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.
Javëve të fundit, të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin për t’i inkurajuar palët të pranojnë një propozim të ri – të quajtur propozim evropian – që dy shtetet të normalizojnë raportet dhe të përshpejtojnë rrugëtimin e tyre drejt BE-së.