Artikulli në gazetën austriake “Kronen Zeitung”/ Reagon zëdhëni i Presidentit Meta

Një shkrim i publikuar sot në një të përditshme austriake, ku përflitej Presifenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, ka çuar në një reagim të menjëhershëm të zëdhënësit të tij, z. Tedi Blushi.

Ai e quan artikullin pa autor përpjekje për të fabrikuar dhe shpifur ndaj zotit Meta.

Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi

16 maj 2022

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është njohur sot me një shkrim pa autor të publikuar në gazetën austriake “Kronen Zeitung”, artikull që përmban veçse shpifje dhe gënjeshtra, të hershme dhe të konsumuara prej vitesh.

Këto shpifje, mjerisht të fabrikuara dhe të hedhura në tregun mediatik edhe kohë më parë, e kanë marrë përgjigjen shumë të qartë dhe në mënyrë asgjesuese, që në prill të vitit 2018.

Edhe kjo përpjekje e radhës, e rifabrikuar në mënyrë qesharake dhe vulgare, do të marrë përgjigje përpara drejtësisë austriake.

Presidenti i Republikës, ka autorizuar stafin dhe mbrojtësit ligjorë, që të përgatisin menjëherë padinë “Për përhapjen e të dhënave të pavërteta”, “Shpifje”, “Cenim të imazhit publik”, që në këtë rast cenon rëndë edhe interesat e larta shtetërore.

Në këtë mënyrë, shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar përballë drejtësisë.

Presidenti i Republikës garanton se beteja e Tij për mbrojtjen e interesit publik dhe luftën kundër korrupsionit, jo vetëm që nuk do të ndalet, por do të përshkallëzohet, që nga zbardhja e plotë e aferës së inceneratorëve (që deri tani vetëm sa është gërvishtur), si dhe të gjitha aferat e tjera.

Read Previous

Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i klubit të njohur

Read Next

Britney Spears humb fëmijën