Artan Fuga: Më në fund një portret njerëzor i Skënderbeut

Nga Artan Fuga

 

Këtë portret të mrekullueshëm të Gjergj Kastriotit më dërgoi sot në mëngjes gazetari dhe miku im Roland Qafoku.

Eshtë portret i themeluesit të kombit shqiptar me gjasa se është bërë nga Rembrandi.

Më pëlqen pa masë jo vetëm sepse dalloj atje ngjyrat e ngrohta të piktorit të madh, lojën me dritë – hijet, format njerëzore, detajet e nxjerra në pah, por edhe për arsyet e mia:

Më në fund një portret civil i Gjergjit si mendimtar dhe shtetar.

Përpara se të lëvrinte shpatën Gjergji i Madh lëvrinte mendime të larta në kokën e tij!

Më në fund një portret njerëzor.

Më në fund një portret pa hundën si zhgabonjë.

Më në fund një portert me pamje njerëzore.

Më në fund i zbritur nga kali sepse në monumentet tona marrin tmerr kalamajtë se nuk dallojnë dot kalorësin nga kali, sikur flinte mbi kalë!!!

Më në fund pa shpatë në dorë dhe pa urrejtje në sy sepse e paraqesin sikur të kishte pulsione vrasëse, e paraqesin si vrasës recidivist, si hero pozitiv.

O Zot duhet një Rembrand që të na heqi skorjet nga koka!

Këtë të varim në mure zyrash o “derra”!

Read Previous

NATO uron pavarësinë e Shqipërisë

Read Next

Reagon Tritan Shehu për vdeljen e të miturës në Derviçan