“Arsimi, një nga shtyllat më të forta”/ Bardh Spahia zbulon planin

Kryebashkiaku në detyrë i Shkodrës, Bardh Spahia ka deklaruar se arsimi do të ketë mbështetjen maksimale nga Bashkia e Shkodrës.

Në takimin që ka zhvilluar me edukatoret e kopshteve dhe çerdhe, Spahia zbulpoi se është diksutuat mbi problematikat dhe çfarë duhet përmirësuar në vijim në këto institucione.

Ai nënvizoi se përparësi do të kenë:

-Eleminimi i ngrohjes me gaz dhe zëvëndësimi me kaldaja dhe sisteme bashkëkohore.

-Rritje të numrit të kopshteve që ofrojnë shërbimin e drekës.

-Investime për eficiencë energjitike të ndërtesave dhe vendosja e paneleve diellore per kopshtet.

-Edukator shtesë për fëmijët PAK dhe përjashtimi nga tarifat e frekuentimit të kopshtit për këto fëmijë.

Arsimi mbetet një shtyllë e fortë e cila do të ketë mbështetjen maksimale të Bashkisë Shkodër. Ky vit ishte një sfidë përsa i përket investimeve që kemi kryer në shkolla, kopshte e çerdhe, duke krijuar kushte bashkëkohore në këto institucione arsimore.

Pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me edukator/e të kopshteve e çerdheve, ku folëm për këtë çasje të re, por edhe nevojat që kanë për të cilat do të punojmë në vazhdimësi që t’i përmirësojmë.

Eleminimi i ngrohjes me gaz dhe zëvëndësimi me kaldaja dhe sisteme bashkëkohore.

Rritje të numrit të kopshteve që ofrojnë shërbimin e drekës.

Investime për eficiencë energjitike të ndërtesave dhe vendosja e paneleve diellore per kopshtet.

Edukator shtesë për fëmijët PAK dhe përjashtimi nga tarifat e frekuentimit të kopshtit për këto fëmijë.

Janë këto ndryshime që i kemi nisur dhe do t’i shtrijmë në të gjitha këto institucione. Fëmijët dhe stafet edukative meritojnë më shumë dhe e ardhmja ju përket atyre”, shprehet Spahia.

Read Previous

Sot do të nënshkruhet në Strasburg vendimi për liberalizimin e vizave të Kosovës

Read Next

Elira Kokona në konflikt interesi me detyrën, Vasili: Fytyra e kalbëzimit të qeverisjes Rama