Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama
Pas 16 vitesh te Real Madrid, ku edhe u bë lider i padiskutueshëm i “Los Blancos”, Sergio Ramos u largua nga Real Madrid pak ditë më parë.
Menjëherë pas këtij “divorci” mbërriti PSG, e interesuar për të firmosur me Ramos.
Skuadra kryeqytetase pas një sezoni jo të mirë kishte nevojë për përforcime në mbrojtje, Leonardo dhe drejtuesit e tjerë të ekipit francez e bënë zgjedhjen e tyre, Ramos.
Sipas informacioneve të fundit nga RMC Sport , PSG dhe Sergio Ramos kanë rënë dakord për një transferim këtë verë. Mbrojtësi 35-vjeçar, i cili nuk është në Europian me Spanjën, do të firmos një kontratë dy-vjeçare, dmth deri në 2023.
Këtë të enjte, vëllai dhe agjenti i lojtarit Rene Ramos ishte në Paris për të negociuar me drejtuesit e PSG. Bisedimet shkuan shumë mirë. Kështu, parisienët do të bëjnë një goditje “big” merkato, duke nënshkruar me Sergio Ramos, i cili, sipas RMC Sport , refuzoi ofertat e dy klubeve angleze, përfshirë një që kishte vendosur më shumë para në tavolinë.