Arrestohet sërish Fatos Tushe

Është vënë sërish në pranga ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe.

Policia ka ekzekutuar ditën e sotme vendimin e Gjykatës së Apelit, që e ka dënuar me 1 vit burg.

Tushe është dërguar në burg, ku do të vuajë dënimin.

Njoftimi i Policisë së Lushnjes:

Sot më datë 02.03.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ekzekutuar vendimin e datës 01.03.2023, të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur se shtetasi Fatos Tushe, 55 vjeç (ish-kryetar i bashkisë Lushnjë) duhet të kthehet në IEVP, për të vuajtur 1 vit burgim, për veprën penale ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi F. T. do i dorëzohet IEVP Fier, me qëllim vuajtjen e dënimit.

Read Previous

“Larg duart nga vula e PD-së”/ Vokshi: Po mundoheni të kontrolloni vendimet e gjykatës

Read Next

Rama paralajmëroi një tjetër “non grata”, përgjigjet ambasada e SHBA