Arrestohet oficeri i policisë, u kap në makinë me kokainë

Një tjetër oficer i forcave policore bie në prangat e prokurorëve të SPAK.

Elefterios Sullaj, oficer i Komisariatit të Policisë nr.2 u arrestua pasi u kap në një automjet bashkë me dy persona të tjerë.

Gjatë kontrollit në makinë u gjet dhe u sekuestrua një qese plastike transparente, në brendësi të së cilës kishte një material pluhuri ngjyrë të bardhë, e dyshuar lëndë narkotike kokainë.

Në makinë me policin ishin edhe Mikel Zhegu dhe Eris Taga. Ky i fundit është person me masë sigurimi personal ‘arrest në shtëpi’.

SPAK regjistroi procedimin penal për rastin e policit pas një hetimi disamujor.

Sullaj u arrestua në kushtet e flagrancës. Nuk bëhet ende e ditur sasia e lëndës narkotike që i është gjetur punonjësit të policisë dhe dy miqve të tij.

 

Read Previous

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në masakrën e Velipojës, të cilët u arrestuan si të përfshirë në ngjarjen ku u vranë 4 persona.

Read Next

LDK-ja e sfidon në Kuvend Albin Kurtin për marrëveshjen e përkrahur nga Administrata Biden