Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Khashoggit

Një i dyshuar, i cili ishte pjesë e ekipit të atentatit prej 15 personash që morën pjesë në vrasjen e gazetarin saudit Jamal Khashoggi, është ndaluar në aeroportin Charles-de-Gaulle në Francë. I dyshuari ishte një nga 20 personat e kërkuar nga Turqia.

Një nga të dyshuarit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi u kap në Francë.

Sipas raportimeve të mediave franceze, një shtetas Saudit, Khaled Aedh al-Utaibi u arrestua në aeroportin Charles-de-Gaulle të Parisit të martën.

Ishte shpallur në kërkim nga Turqia

el-Utaibi ishte një nga 20 personat e kërkuar nga Turqia. Ish-truproja mbretërore, 33-vjeçar, u arrestua pasi u ndalua teksa udhëtonte me pasaportën e tij, sipas radios RTL.

©Kumtari.al

Read Previous

RAMA NË MICHIGAN Erdhi natën, iku natën

Read Next

Kina e bëri edhe këtë: ‘Mbars’ retë, ndryshon motin