Arrestohet ish-ministrja e emigracionit e Danimarkës / Jepte urdhër për ndarjen e çifteve azilkërkuese

Ish-ministrja e emigracionit e Danimarkës është burgosur për urdhërimin e ndarjes së çifteve azilkërkuese nëse njëri ishte i mitur, në përpjekje për të zhdukur martesën e të miturve.

Një gjykatë fajësimi  e dënoi Inger Stoejberg me 60 ditë burg të hënën, pasi parlamenti danez votoi për ta gjykuar atë për urdhrin e vitit 2016.

Votimi erdhi pasi një komision i emëruar nga parlamenti tha se ndarja e çifteve në qendrat e azilit ishte ‘qartësisht e paligjshme’ dhe se anëtarët e stafit në ministrinë e saj e kishin paralajmëruar atë se praktika ishte e paligjshme.

©Kumtari.al

Read Previous

Çuçi vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Dy vendet tona ndajnë sfida të përbashkëta, por edhe mundësi për të ardhmen

Read Next

Pranohet akademik nderi, albanologu amerikan Brian D. Joseph