Arrestimi i pedagogut / 4.000 euro për provimin në Akademinë e Sigurisë Tiranë

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë bëhet e ditur se shtetasi me iniciale D. L. ka ofruar/premtuar një vlerë monetare në shumën 4.000 euro për provimin në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit.

Ndërkohë, Qetsor Gurra dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm te punonjës shtetërorë për të favorizuar shtetasin D. L. në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar”, të zhvilluar në datën 27.10.2021 në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

©Kumtari.al

Read Previous

Skandali me tenderin e ARRSH-së/ 10 kompani skualifikohen nga gara për të nxjerrë fituese FUSHA SHPK, një infermier të tyre do ta paguajmë 600 mijë euro

Read Next

Angela Merkel largohet – po çfarë do të bëjë ajo në të ardhmen?