Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së/ Rama: Në akt-padi, s’ka asgjë që lidhet me mua

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për lidhje me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.

Në një deklaratë nga selia rozë, Rama tha se akuzat e ngritura ndaj ish-zyrtarit të FBI-së nuk kanë lidhje me të.

Sipas tij, në akt-padinë e drejtësisë amerikane për McGonigal nuk ka asgjë që lidhet me të dhe qeverinë

“Kjo nuk ka lidhje me mua. Ne jetojmë në një zonë të botës ku njerëzit merren me kë takove, kujt iu fole, kujt nuk i fole, por jo çfarë i the dhe nuk i the.

E gjithë kjo ëhstë absurde dhe nuk ju vë faj juve se jeni pjesë e ndërmarrjeve…

Në akt-padinë e drejtësisë amerikane nuk ka absolutisht asgjë që lidhet me mua dhe qeverinë, përvec fakteve që janë takuar këtu, janë takuar atje”, theksoi kreu i qeverisë.

Read Previous

Tedi Blushi: Erion Veliaj, armiku i gjelbërimit të Tiranës!

Read Next

Ramës për ish-zyrtarin e FBI: I thashë mik në kuptimin anglez, jo shqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *