Arratiset Llalla

Policia e shteti dështon në arrestimin e ish-prokurorit të përgjithshëm.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për lënien në fuqi të dënimit me 2 vite burg për ish-prokurorin, SPAK lëshoi urdhrin për transferimin e tij në burg, në një operacion të kryer nga policia, e cila si rrallë herë shkon me kamera e me gazetarë për të ekzekutuar vendimin, mbetën duarbosh nga ky operacion.

Kujtojmë se ish-prokurori Llalla do të mbahet mend gjatë për paralajmerimet e tij të përvitshme se, në shtator do të kemi arrestime të bujshme, si për ironi këtë shtator mos arrestimi i vetë atij po bën bujë. Sokol Hazizaj, avokati i të dënuarit ka deklaruar për mediat se, “Kam kohë që nuk kam komunikuar me Zotin Llalla”.

Llalla është i vetmi “peshk i madh” në shumë dekada që përfundon i dënuar me vendim të formës së prerë me burg për fshehje pasurie. Disa prej pronave të tij janë vënë nën sekuestro nga shteti.

Read Previous

Juventus merr frymë në frymën e fundit

Read Next

Gruaja e Llallës nxjerr gishtin