“Armët rezervë të Perëndimit s’e përballojnë dot një luftë të zgjatur në Ukrainë, duhen prodhuar të tjera” – Furnizuesi i Pentagonit

Perëndimi nuk ka rezervat e armëve të nevojshme për të mbështetur një luftë të zgjatur në Ukrainë apo gjetkë, ka paralajmëruar CEO i një prej kontraktorëve kryesorë të mbrojtjes të Pentagonit.

Prandaj, kompleksi ushtarak-industrial ka nevojë për një ‘sinjal të qartë të kërkesës’ nga qeveritë perëndimore se çfarë saktësisht duhet të prodhojë dhe nëse do të blihet, tha Kathy Warden për Financial Times në një intervistë të botuar të dielën.

“Gjëja më e rëndësishme tani është të marrim një sinjal të qartë të kërkesës se cili është zotimi i qëndrueshëm dhe sa nga rezervat do tërhiqe.” – shpjegoi ajo.

Stoqet ekzistuese të armëve nuk ishin të përgatitura për një konflikt të zgjatur, tha Warden. Megjithatë, Perëndimit ende nuk po i mbarojnë armët për Ukrainën.

Ndërsa Northrop Grumman është gati të investojë dhe madje të zgjerojë fabrikat e saj ‘në rast të një kontrate’, industria ende ka nevojë për më shumë qartësi në lidhje me planet e Uashingtonit për të mbështetur Ukrainën, paralajmëroi Warden. Kompleksi ushtarako-industrial duhet të ‘marrë një tregues se nëse e ndërtojmë, kërkesa do vijë’.

SHBA është bërë furnizuesi kryesor i Kievit në konfliktin e vazhdueshëm, duke ndarë miliarda për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Moska me sa duket i ka kërkuar Perëndimit të ndalojë ‘pompimin’ e Ukrainës me armatim, duke këmbëngulur se ndihma vetëm do të zgjasë armiqësitë në vend./hashtag.al

Read Previous

Ramës nuk i ndahet shpirti nga Serbia edhe në ditën e çeljes negociatave: Do bëjmë një Shqipëri të fortë në një Ballkan të Hapur

Read Next

Testi “Beqja”/ Kush e kontrollon SPAK, Rama apo amerikanët?