Armë, municion luftarak, lëndë radioaktive dhe kimike, arrestohet 44-vjeçari në Kukës

Një 44-vjeçar u kap në flagrancë në magazinën e tij. Aty iu gjetën dhjetëra bidona plastikë, brenda të cilëve kishte lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike. Gjatë kontrollit të magazinës të 44-vjeçarit  D. M., banues në Kukës, u gjetën gjithashtu një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ende nuk dihet shkalla e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve kimike për shëndetin e njeriut.

Gjithashtu nuk dihet arsyeja se përse 44-vjeçari i mbante këto lëndë në magazinën e tij. Blutë ende nuk dinë as cili ishte qëllimi i përdorimit të tyre. Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read Previous

Berisha sfidon kryeministrin Edi Rama në një debat publik

Read Next

Kompanitë druhen nga sulmet kibernetike dhe inflacioni