Arlind Qori paralajmëron protestë, kundër rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ditën e sotme ka paralajmëruar një protestë para Kuvendit, kundër rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat.

Nesër (e enjte) në orën 10:00 aktivistët e Lëvizjes BASHKË do të ngrenë zërin përpara Kuvendit të Shqipërisë (salla e seancave plenare) për vendimin skandaloz të rritjes së pagave të deputetëve, ministrave, kryeministrit dhe presidentit.

Shqipëria është nga vendet e fundit në Evropë për pensionet dhe pagat, ndërkohë që po i arrin standardet evropiane në nivelin e shpërblimit të pushtetarëve. Mirëpresim çdo qytetar të indinjuar të bashkojë me ne zërin e revoltës”, shkruan Qori.

Parlamenti pritet te miratoje sot dy projektligje, që janë pjesë e reformës së pagave, më e madhja që do të aplikohet deri më sot. Behet fjalë për rritjen e pagave të të gjithë administratës publike, ku përfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale. Ne total do të përfitojnë 130 mijë punonjës.

Read Previous

Monitorimi i zgjedhjeve të 14 Majit, Glover takim me Ramën në selinë rozë

Read Next

Lindjet bien me 17% në 2023, niveli më i ulët historik në dekada. Alarmi i shtesës natyrore negative