Ankesa e banorëve/ Lejet e dhëna për lokale nga Bashkia e Tiranës, të paligjshme

32 banorë të Njësisë Bashkiake nr.3 i kanë dërguar një letër ankesë administratores së kësaj njësie Ergesta Ninga, ku kërkojnë zgjidhjen e problemit me bizneset të cilat me një leje të Bashkisë kanë ndërhyrë në strukturën e pallatit duke dëmtuar muret e saj.

“Subjektet private që kanë marrë leje në Bashki kanë ndërhyrë në strukturën e pallatit duke çarë mure e duke gërmuar nën tokë. Kushdo që ka lejuar të ndodhin këto paligjshmëri nuk mund të na e cënojnë të drejtën për jetën vetëm për të favorizuar disa biznese të fitojnë në kurriz të jetëve tona. Nëse na kurseu tërmeti i Nëntorit të vitit 2019 i kemi të pakta shpresat se ndonjë tërmet tjetër do na kursejë jetën”, thuhet në letrën e denoncuar në shtabin elektoral të Kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Banorët shkruajnë gjithashtu se nuk janë pyetur për zaptimin e hapësirave publike.

Ndërkohë, banorët nuk kanë marrë ende përgjigje.

Letra e plotë e 32 banorëve të njësisë bashkiake Nr. 3:

KËRKESË/ANKESË

Drejtuar: Njësisë Bashkiake Nr. 3

E nderuar Znj/ Ergesta Ninga

Kongresi Manastinit

Ne banorët e pallatit Nr. 46 të ndodhur në Rr. Ali Banushi në Tiranë ju drejtojmë ankesën tonë në lidhje më hapësirat publike përreth pallatit tonë të cilat janë zënë të gjitha nga subjekte që ushtrojnë aktivitete biznesi për qëllime të përfitimit të tyre.

Të gjitha bizneset pas kontakteve verbale që kemi patur me to na thonë se janë të pajisur me leje nga Bashkia Tiranë e për rrjedhojë vazhdojnë lirisht aktivitetin.

Ne banorët e pallatit jemi të detyruar të dalim nga hyrja direkt në rrugë pa pasur mundësinë e një trotuari për të kaluar.

Mendojeni vetë zonja kryetare me fëmijë të vegjël, me karrocë, të moshuarit apo të sëmurët, pa asnjë mundësi qoftë edhe për të pushuar një moment, jemi të detyruar të vrapojmë për të hyrë e për të dalë në pallat se ndryshe na marin makinat përpara.

Për të mos folur pastaj që rruga para pallatit është totalisht e amortizuar dhe me një të rënë të shiut nuk kalon dot, kjo situatë vazhdon gjatë gjithë dimrit, apo shirave të vjeshtës.

Jemi të bindur se ju më mirë se kushdo tjetër na e dini dhe na e qani këtë hall pasi vetë (si banore e kësaj lagije) jeni e detyruar të vuani të njëjtat pasoja.

Kërkojmë nga ana juaj të na lironin hapsirat publike rreth e rrotull pallatit dhe të njoftoni instancat përkatëse të ekspertojnë pallatin tonë pasi subjektet që ushtrojnë aktivitet në katet e para kanë ndërhyrë në strukturën e pallatit duke çarë mure, hapur dritare për t’i bërë dyer e duke gërmuar nën tokë.

Nëse na kurseu tërmeti i Nëntorit të vitit 2019 i kemi të pakta shpresat se ndonjë tërmet tjetër do na kursejë jetën.

E drejta për jetën mbrohet me ligj dhe kushdo që ka lejuar të ndodhin këto paligjshmëri nuk mund të na e cënojnë të drejtën për jetën vetëm për të favorizuar disa biznese të fitojnë në kurriz të jetëve tona.

Në dijeninë tonë një nga kushtet për t’u pajisur me “Leja për shfrytëzim të hapsirës publike” dhe “Deklaratë Paraprake Punimesh” është dhe dakortësia e 50+1% të banorve të pallatit.

Për subjektet që ushtrojnë aktivitet në katin e parë të pallatit tonë dhe në hapsirat përreth tij asnjë nga banorët e pallatit nuk ka firmosur që është dakort, për këtë arsye ju kërkojmë të verifikohet në Drejtorinë e Përgjithshme të taksave dhe Tarifave Vendore dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit nëse këto leje janë dhënë në kundërshtim me ligjin.

Duke ju falenderuar për punën e palodhur që keni bërë deri tani, por që kemi shresë që do vazhdoni ta bëni me të njëjtin përkushtim në ndihmë të komunitetit, mbetemi besim plotë se kjo problematikë jo e vogël do marrë të gjithë vëmëndjen dhe zgjidhje nga ana juaj.

Dokumenti – Ankesa e banorëve/ Lejet e dhëna për lokale nga

Dokumenti – Ankesa e banorëve/ Lejet e dhëna për lokale nga

Dokumenti – Ankesa e banorëve/ Lejet e dhëna për lokale nga

Read Previous

Të shtëna me armë në Laç, qëllohet me breshëri drejt një biznesi

Read Next

Marrëdhënia Rama-Erdogan shqetëson Greqinë, raporti: Tirana përfaqësuese e synimeve “të këqija” turke në rajon