Anglezët preferojnë që kurora mbretërore të kaloj direkt te Princi William, duke anashkaluar Princin Charles / Fajsojnë Meghan për përçarje në familje

Në një sondazh të kryer nga Daily Mail, duket se qytetarët preferojnë për mbret Princin William në vend të babait të tij. Ata mendojnë se linja e trashëgimisë mbretërore duhet të anashkalojë Princin Charles dhe të kalojë drejtpërdrejt tek William.

Mbretëresha dhe Princi William janë mbretërit më të njohur, me vlerësime pozitive prej 61 përqind, e ndjekur nga Kate Middleton me 53 përqind. Meghan, me 22 përqind, dhe Princi Andrew, me 12 përqind.

Një total prej 48 përqind mendojnë se Andrew ka dëmtuar reputacionin e Mbretëreshës, me 37 përqind që nuk pajtohen. Dhe ekziston një preferencë e qartë që Kurora të kalojë drejtpërdrejt tek William – 41 përqind, me 30 përqind që mbështesin Charles.

Megjithëse Harry ka një vlerësim pozitiv prej vetëm 30 përqind.

Pothuajse gjysma, 49 përqind, mendojnë se Meghan ishte nxitësja kryesore pas vendimit të tyre për të emigruar në Amerikë.

Read Previous

Ndryshon pista: katër familjarët rusë që humbën jetën në Qerret, nuk janë gjetur në sauna, por në pishinë

Read Next

Mielli mund të shtrenjtohet më tej me 12%, makaronat deri në 40%