Andi Bushati: Amerikanët nuk po luftojnë korrupsionin në Shqipëri, por po e amnistojnë atë!

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për rolin e amerikanëve në Shqipëri dhe ndërhyrjen e ambasadores së SHBA, në punët e brendshme të Partisë Demokratike.

Bushati tha se amerikanët nuk po e luftojnë korrupsionin duke goditur Sali Berishën, që është larguar nga pushteti prej tetë vitesh, por po e amnistojnë atë

“Amerikanët thonë po luftojmë korrupsionin në Shqipëri. Mendoni se lufta kundër korrupsionit bëhet duke dënuar një njeri që ka 8 vjet që ka ikur, apo ata që kanë futur lopatën dhe po vjedhin me çizme, thasë dhe lopatë? Mua më duket si amnistim i korrupsionit. Luftë për ti hapur rrugë këtyre që po na vjedhin çdo ditë”,tha Bushati.

Ai deklaroi se kreu i opozitës, përdor standart të dyfishtë kur përdor argumentin “e ka thënë Amerika”.

“Ka disa që thonë nuk i thuhet jo Amerikës. Unë them, Saimir Tahiri e mbushi Shqipëriën me kanabis. Donald Lu thoshte historia e Tahirit me drogën, është histori suksesi.
Nëse Lulzim Basha dhe mbrojtësit e tij, që thonë e bëri mirë largimin e Berishës dhe të rrijë kryetar, se është i Amerikës, tha e lëshoj partinë me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Amerika na ka thënë që zgjedhjet ishin të ndershme dhe të lira.
Pra, këto budallallëqe qe e dëgjon Amerikën për Saliun, por jo për zgjdhjet… Unë jam me Bashën që zgjedhjet u vodhën. Edhe po tha Amerika nuk u vodhën ato u vodhën. Kur përdorim terma “e ka thënë Amerika”, këtu mbaron debati.

Read Previous

Ish-ministri i Brendshëm i Austrisë Karl Nehammer është betuar sot në postin e kancelarit të ri.

Read Next

Historia e Partisë Demokratike mes lavdisë, çarjeve, ndarjeve dhe ringjalljes!