Andersson hyri në histori si kryeministrja e parë femër në suedi, por nuk zgjati më shumë se 12 orë

Udhëheqësja socialdemokrate Magdalena Andersson dha dorëheqjen si kryeministre ditën e sotme, në më pak se 12 orë pasi u emërua kur koalicioni i saj dështou, duke e zhytur vendin në pasiguri politike, raporton reuters.

Andersson tha se një vendim i Partisë së Gjelbër, partia më e vogël në koalicion, për t’u dorëhequr e kishte detyruar atë të jepte dorëheqjen, por shtoi se ajo i kishte thënë kryetarit të parlamentit se shpresonte të emërohej sërish kryeministre si kryetare e një qeverie me vetëm një parti. Partia e Gjelbër tha se do të largohej nga qeveria pasi projektligji i buxhetit të koalicionit u refuzua nga parlamenti.

©Kumtari.al

Read Previous

Lajm i Fundit / Tragjedia në Bullgari / Autobusi ka pasur trajektore të frenimit, shoferi nuk ka fjetur, vlerësojnë ekspertët

Read Next

COVID-19 në vendin tonë / Përkeqësohet gjendja e koronavirusit, rritet numri i viktimave