Ambasadorokracia

Një ditë pas situatës së rrëmujshme në selinë e PD-së, ku Sali Berisha dhe Lulzim Basha zhvilluan mbledhje paralele, në selinë blu kanë mbërritur ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë, përfshirë përfaqësuesen e SHBA-ve Yuri Kim.

Ambasadorër që shkuan në takim me Bashën:

Ambasadorja Amerikane — Yuri Kimi

Ambasadori Britanik — Alaistair King-Smith

Ambasadori gjerman —Peter Zingraf

Ambasadori i BE-së Luigji Soreca

Ambasadori i OSBE Vincenzo Del Monaco

Ambasadorja e Frances Elisabeth Barsacq

Asnjë prej ambasadorëve nuk ka pranuar që të flasë për mediat përpara takimin me Lulzim Bashën, ndërsa u pritën nga disa prej deputetëve të PD-së.

Këto zhvillime në PD vijnë një ditë pas përplasjes së djeshme, ku Sali Berisha shkoi në seli, dhe mbajti mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, ndërkohë që Basha ishte po ashtu në një mbledhje me forumet e PD-së.

Basha dhe Berisha pritet të kenë përplasjen finale në datën 18 Dhjetor, ku Basha pretendon që të mbajë Kuvendin Kombëtar, ndërsa Berisha referendumin për shkarkimin e tij.©kumtari.al

Read Previous

Udhëtimi i Blinken synon të forcojë lidhjet e SHBA me Azinë Juglindore, mes tensioneve në rritje me Kinën

Read Next

Kurti: Paratë që financohet partitë politike, para korrupsioni