Ambasadorja greke mbërrin në komisariatin e Vlorës, kërkon informacione për Belerin

Ambasadorja greke është drejtuar Komisariatit të qytetit, ku ka pyetur për të arrestuar Fredi Beleri. Sapo ka ardhur në Vlorë, Konstantina Kamitsi ka kërkuar të informohet nga drejtoria e policisë mbi gjendjen e Fredi Belerit, me arsyetimin se është qytetar grek.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për ndikimin që ka bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij me 3 persona të tjerë, avokatë, dhe përfaqësues të shtabit elektoral.

Në mënyrë të paprecedentë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës Fredi Bejleri është arrestuar nga policia, dy ditë para zgjedhjeve lokale. Bejleri është pjesë e PBDNJ-së e drejtuar nga Vangjel Dule, i cili e quajti arrestimin e tij “rrëmbim” nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ndërkohë ka ashpërsuar gjuhën së fundmi ndaj kandidatit të opozitës. Bejleri akuzohet për “Korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

Beleri u akuzua për veprat penale: “Aktivitet për zgjedhjet në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por kjo nuk është në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën fjalë për lirimin e tij. Ministria e Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s’ka prova.

Read Previous

Sherr në Mirditë, qytetari mbulohet në gjak, dyshohet se përplasja ka prapavijë elektorale

Read Next

Mitsotakis mesazh Ramës: Lironi Belerin, ose harroni Bashkimin Europian!