Policia e Kosovës, thirrje qytetarëve: Kujdes! Po qarkullojnë grupe kriminale me armë
Ambasada ruse në Shqipëri po ndjek me interes të madh hetimet e autoriteteve mbi vdekje e turistëve rusë në hotelin “Gloria Palacë” në Kavajë. Televizioni ABC, kërkoi informacion pranë ambasadës ruse dhe përfaqësuses të saj konfirmuan se janë në pritje të ekspertizës dhe më pas trupat e viktimave do të trasportohen drejt rusisë.
“Jemi ne kontakt të drejpërdrejtë me organet ligjzbatuese shqiptare. Ne e kuptojmë mirë rëndësinë e kësaj pune dhe po presim me durim përfundimin e veprimeve. Për sa i përket tërheqjes së trupave nga morgu, po punojmë me agjencinë funerale për ta bërë këtë sa më shpejtë”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtës në ambientet e hotelit Gloria Palacë ku u gjetën pa jetë, çifti i bashkëshortëve Sergei e Natali Burenkova, vajzës e tyre Eketarina dhe dhëndri Nikita Belousov. Një nga pistat kryesore është ajo e asfiksisë si pasojë e çlirimit në atmosferë të klorit që është përdorur për pastrimin e pishinës pak orë para se të gjendshin të vdekur turistët.
Gjithashtu hetuesit kanë dyshime se nuk mund të ketë funksionuar sistemi i ventilimit të pishinës, duke sjellë mbingarkesën e ajrit. Do të jetë përgjigja e ekspertizës që do të përcktojë edhe shkakun e vdekjes. Nga ana tjetër Prokuroria e Kavajës ka rregjistruar hetimet për vrasje në rrethana cilësuese ndërsa dy dhomat ku qëndruan 4 turistët si dhe pishina ku u gjetën pa jetë qëndrojnë të mbyllura pasi konsoiderohen si vëndngjarje./ Abc