Ambasada gjermane: Shqipëria të luftojë pandëshkueshmërinë, krimin e korrupsionin!

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë reagon për nisjen e procesit të integrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në një mesazh në “Facebook”, ambasada gjermane thekson se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi.

“Bisedimet për anëtarësim në BE kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi. Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri. Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është tejet parësor”, thuhet në mesazhin e ambasadës gjermane.

Read Previous

Anti-mitingu, Rama nxjerr në shesh administratën para se të ikë me pushime

Read Next

Babloku i Surrelit