Ambasada e SHBA ngre alarmin: Ka kërcënime që shënjestrojnë Samitin Botëror të Iranit të Lirë, në Manzë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të urgjent për sigurinë e Samitit Botëror të Iranit të Lirë. 

Punimet e Samitit do të mbahen në Manzë të Durrësit, aty ku është edhe rezistenca e përfaqësuesve të opozitës iraniane (MEK), në datën 23-24 korrik 2022.

Në njoftimin e ambasadës së SHBA thuhet se qeveria amerikane është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon këtë event përgjatë dy ditëve.

 

Pas këtyre kërcënimeve qëndron regjimi i Teheranit.

 

Ambasada e SHBA njofton shtetasit e saj që të shmangin zonën në fjalë, të ndjekin mediat lokale si dhe të mbajnë një profil të ulët.

Njoftim sigurie: Kërcënim që shënjestron Samitin Botëror të Iranit të Lirë

Vendndodhja: Pranë Durrësit, Shqipëri

Data: 23-24 korrik 2022

Ngjarja: Qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022.

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Qytetarëve të SHBA-së u kërkohet të shmangin këtë ngjarje
Monitoroni mediat lokale
Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
Mbani një profil të ulët

Ndihma:

Ambasada e SHBA në Tiranë, Shqipëri
+(355) (0)4224-7285
+(355) (0)4224-7285 (pas orësh)
[email protected]
https://al.usembassy.gov/u-s-citizen-services/
Departamenti i Shtetit – Çështjet Konsullore
888-407-4747 ose 202-501-4444

Read Previous

Ambasadori britanik në Tiranë: Nuk do të bëjmë publike emrat e shpallur ‘non grata’ për arsye ligjore

Read Next

Manjani: Te inceneratorët, është mafia e ulur këmbëkryq