Ambasada Britanike përgënjeshtron Ramën për non grata 2 ndaj Berishës

Zyra e Shtypit pranë Ambasadës Britanike në Tiranë i ka kthyer përgjigje Gazetës Kumtari, në lidhje me “listën e zezë” kundrejt personave të korruptuar në vendin tonë.

Në përgjigje thuhet se: ‘legjislacioni nuk lejon të jepen më shumë detaje.’

Ambasada nuk jep emra, por pohon se kjo është vala e parë e një sërë veprimesh që synojnë të promovojnë llogaridhënien dhe t’i japin fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.

”Britania nuk synon të marrë masa ndaj një institucioni/grupi/partie. Janë individë të ndryshëm. Dhe kjo është “vala” e parë e masave. Në Shqiperi dhe më gjerë në Ballkan.”

Britania ashtu si SHBA-të, paralajmëron “listë të zezë” për të korruptuarit në Shqipëri
“Ne kemi ndërmarrë veprime ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të mirëpublikuara dhe të dokumentuara me kriminalitetin dhe korrupsionin. Ne nuk zbulojmë numra në lidhje me veprimin e ndërprerjes së imigracionit.”

Kumtari ka pyetur gjithashtu Ambasadën Britanike për një koment rreth deklaratave të Ramës në parlament, i cili aludoi për një non grata të dytë ndaj Berishës, nga përgjigja e tyre, deklaratat e Kryeministrit rezultojne një bllof për konsum politik të brendshëm.

Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë në momentin që do të dalë lista e plotë dhe të shihet kush janë emrat që do të penalizohen.©Kumtari.al

 

 

Read Previous

Negociatat me Greqinë, për çështjen e detit/ Meta letër informuese Nikollës

Read Next

Ambasadori i Britanik në Tiranë kundër amnistisë së Ramës