Alqi Bllako do të rikthehet në qeli

Gjykata e Posaçme e Apelit cakton masë të re sigurie për Alqi Bllakon, në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit.

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e prokurorit të posaçëm, ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lëndë të masës së sigurimit, u shpall vendimi për çështjen nr. 35, datë 15.11.2022 regjistrimi, ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:

– Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. Alqi Bllako të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të “Arrestit të burg”.

Read Previous

Tre të vrarë dhe 7 të plagosur / 46 orë e 50 minuta përgjime të Taulant Ballës me vendim gjykate

Read Next

Zvicra vendos për dërgesat e armëve në Rusi dhe Ukrainë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *