Alimehmeti: Rritja e pagës së mjekëve për fushatë elektorale

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se rritja e pagës së mjekëve specialistë, duke filluar nga 30 prilli, bëhet për fushatë elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Alimehmeti u shpreh se prej vitesh pagat janë të ulta.

“Rrogat e ulta i kemi prej shumë vitesh, përse tani? Unë mendoj se është e lidhur me fushatën elektorale të 14 majit. Pra, supozohet që me atë datë rritet rroga e majit, pas 30 prillit, e cila paguhet në qershor. Ne e kemi të qartë që rrogën e këtij muaji, e marrim muajin tjetër, e cila ndodh pas fushatës”, theksoi ai.

 

Kryeministri Edi Rama njofoi gjatë Kongresit të Shëndetësisë të hënën, se paga e mjekëve specialistë duke filluar nga 30 prilli do të rritet me 50 mijë lekë të reja në muaj.

 

Shefi i qeverisë theksoi gjithashtu se qeveria po punon që një rritje të tillë ta bëjë në vitin 2024 edhe për mjekët e përgjithashëm dhe infermierët.

Read Previous

Analiza/ A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më në fund një marrëveshje

Read Next

Berisha: Gjendja alarmante e arsimit sot, kushtrim për përmbysjen e monizmit dhe të Edi Ramës