Alibeaj i del krah Ramës: Ai është progres krahasim me Berishën e Metën

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ishte në Shkodër për të bërë thirrje që të votonin kandidatët e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në fjalën e tij, Alibeaj tha se në krahasim me kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama duket me të vërtetë një alternativë.

Alibeaj: Edi Rama thotë vetëm përpara, kurrë mbrapa. Mesazhi i tij në fakt duket i vërtetë vetëm kur njerëzit e krahasojnë kryeministrin e vendit dhe qeverisjen e tij, qeverisjen skandaloze të tij, kur e krahasojnë me Berishën dhe Metën, të cilët janë regres absolut. Edhe subkoshienca u ka folur. Vetëm ekzistenca politike për 33 vite e Berishës dhe Metës e bën Ramën që të duket si një alternativë. 

Read Previous

Tedi Blushi: Mariglen Qato merr tendera, ndërton pallate dhe hotele, betonizuan Tiranën

Read Next

Karamuço për vrasjen e Nikulajt: Ja si u zbulua ekzekutori portugez