Alibaba pushon nga puna gruan që pretendoi për ngacmim seksual

Firma kineze e tregtisë elektronike Alibaba ka pushuar nga puna një grua e cila tha se një koleg dhe një klient e kishin sulmuar seksualisht.

Në letrën e shkarkimit thuhej se ajo kishte përhapur gënjeshtra që kishin dëmtuar reputacionin e kompanisë. Punonjësja i bëri publike pretendimet e saj në gusht, sepse ajo tha se Alibaba nuk kishte marrë masa.

Ajo tha se sulmet ndodhën gjatë një udhëtimi pune. Më pas kolegu u shkarkua, por një çështje penale kundër tij u pushua.

©Kumtari.al

Read Previous

Është Edi Rama, jo Edi Paloka kryeministri o detputeeeeeet…!

Read Next

OBSH : Ka të ngjarë që Omicron të ‘tejkalojë’ variantin Delta