Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur mbi planin e qeverisë së tij për të ndërmarrë reformën në drejtësi në Kosovë. Ai tha se ka urdhëruar ministren e Drejtësisë që të ndjekë në mënyrë të përpiktë të gjitha gabimet e vettingut të bërë në Shqipëri, në mënyrë që në Kosovë të ketë një aplikim sa më efikas. Ai theksoi se reforma në drejtësi, ndryshe nga Shqipëria duhet të përfshijë dhe konfiskimin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.
“Unë nuk është se i di hollësitë, por e kam udhëzuar Ministren e Drejtësisë ta ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha mësimet nga procesi i vetingut në Shqipëri. Unë mendoj se ja ka vlejtur procesi i vetingut në Shqipëri mirëpo të gjitha defektet do të duhet të evidentoheshin. Në seancën e fundit të parlamentit të Kosovës ne porsa e kaluam në lexim të dytë projektligjin për konfiskimin pasurive të pajustifikuara. Pra nuk është problem vetëm pasuria e paligjshme, por edhe e pajustifikueshme, sepse nuk mund të kesh të ardhura të ulëta ndërkohë pasuri marramendëse.
Padyshim konfiskim. Ne nuk synojmë të zëvendësojmë prokurorët apo gjykatësit sepse në Kosovë ka njerëz që kanë zhvatur me dekada nuk janë as prokurorë as gjykatës. Para se të vinim ne në qeveri ka qenë një parullë cinike për punonjësit shtetërorë. Thonin “rroga e vogël fitim i madh”. Kjo “rroga e vogël e fitim i madh” ka marrë fund me neve. Vetëm në vitin e kaluar kemi patur 854 operacione policore kemi arrestuar 3201 persona për korrupsion e krim prej tyre 301 janë zyrtarë shtetërorë. Kemi konfiskuar mbi 1.8 tonë substancë narkotike kemi shkatërruar 69 grupe kriminale dhe 5 laboratorë të drogës në veri të Kosovës. Ne kemi polici, por rendi është që edhe prokurorët dhe gjyqtarët të jenë efikas”-u shpreh Kurti në “Euronews”.