Albana Vokshi denoncon skandalin: Dalin pyetjet me porosi të Ministres Evis Kushi që të certifikohen të njohurit e Ministres

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar nje skandal lidhur me provimin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar që do të zhvillohet sot.

Vokshi bën publik mesazhin e dërguar nga një mësuese në Elbasan, ku thuhet se pyetjet janë dërguar paraprakisht bashkë me përgjigjet për të njohurit e Ministres.

Postimi i plotë i Albana Vokshit

Skandali!!

Mësuesja në Elbasan denoncon #skandalin me provimin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar që do të zhvillohet sot në orën 14.00 në Tiranë në shkollën Sabaudin Gabrani.

Dalin pyetjet me porosi të Ministres Evis Kushi që të certifikohen të njohurit e Ministres dhe militantet e partisë…..

Ky është “vetëreformimi” në arsim për të cilin foli Kryeministri Rama dje në Asamblenë e PS…

©kumtari.al


Na ndiqni në Facebook 👉  Gazeta Kumtari

Read Previous

Ministria e Arsimit program të posaçëm për integrimin në shkolla të fëmijëve ukrainas

Read Next

Sali Berisha denoncon: Ja si i mashtron pensionistet Edvini!