Akuza për pastrim parash/ Prokuroria vë përballë Alda Klosin me Rozeta Dobin, nis ballafaqimi i parë

Prokuroria e Tiranës është duke kryer ballafaqim mes sanitares Rozeta Dobi dhe ish-zyrtares Alda Klosi.

E para që u shoqërua nga burgu i grave në ambientet e Prokurorisë së Tiranës ishte Rozeta Dobi, më pas me urdhër të hetuesve është transportuar edhe Alda Klosi.

Kjo është hera e parë që pas rrëfimit të sanitares që implikonte ish-zyrtaren e lartë në pastrim parash dhe mos deklarim pasurie që ato dalin para njëra-tjetrës.

Mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe deklarim i rremë në hetuesi.

Çfarë deklaroi pastruesja Rozeta Dobi:

Dobi ka dëshmuar në polici se në vitin 2018 ajo ka gjetur në krevatin e Alda Klosit shumën e 120 mijë eurove, ndërsa në 2021, në një banesë e cila ishte marrë me qera nga zyrtarja ka gjetur në dollap sërish shumë të mëdha lekësh.

Pasi nënë e bir u arrestuan, Prokuroria shoqëroi Alda Klosin, e cila fillimisht tha se paratë ishin të xhaxhait të saj që jetonte në Amerikë, por ndryshe ka thënë vëllai i saj, i cili ka pretenduar se ato para i ka marrë hua dhe i ka lënë te shtëpia e motrës së tij.

Si u zbuluan 120 mijë eurot?

Policia pasi arrestoi Rozeta Dobin dhe djalin e saj, ky i fundit pasi kishte ndihmuar nënën e tij të lëvizje kasafortën me shumë të mëdha parash, i vendosi atyre një përgjues.

Duke komunikuar me njëri-tjetrën ata u shprehën se shyqyr që policia nuk gjeti shumën e tjetër te tubi i aspirimit.

Read Previous

Flasin të mbijetuarit e aksidentit: Tmerr, njerëzit po digjeshin të gjallë

Read Next

Elefanti apo miu?