Aktivistja tallet me Bashën

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari e përshkruan sjelljen e Bashës për të mos lëshuar Partinë Demokratike si provincializëm.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ajo ironizon sjelljen e Bashës me atë të një greku provincial nga Kreta.
Më poshtë statusi i plotë i Kokalarit:

“Grekët e Amerikës shpesh tallen me Grekët e Greqisë, për provincializmin dhe mentalitetin e tyre, që shpesh nuk kuptohet nga dikush i lindur në Shtetet e Bashkuara.

Një nga historitë që më ka argëtuar në këtë kuadër, është ajo e një Greku në një fshat të Kretës, që kishte ndërtuar një shtëpi pa leje, dhe kur bashkia shkoi t’ia shëmbte, Greku hypi mbi çati, dhe i kërcëntonte me pushkë në dorë që të mos i afroheshin.

Kështu më duket dhe Lulzim Basha këto ditë, i vetëm, mbi çati, që kërcënon se Partinë nuk lëshon!!

A thua ta ketë dhe ky nga mentaliteti provincial?”

Read Previous

Arrestohet kolumbiani më i kërkuar për trafik narkotikësh

Read Next

Revista gjermane paralajmëron konflik në Ballkan