Aksidenti tragjik në Greqi/ Shkon në 57 numri i viktimave, 3 shqiptarë të zhdukur

Numri i të vdekurve pas përplasjes së trenave në Greqi ka shkuar në 57. 7 viktima janë tërësisht të karbonizuara dhe priten analizat e ADN-së për të kryer tërheqjen e trupave.

Të plagosurit janë 57, 6 prej tyre në gjendje të rëndë në Repartin e Mjekimit Intensiv. Midis 6 prej tyre, që vazhdojnë të luftojnë me vdekjen në Repartin e Mjekimit Intensiv janë dy shtetas shqiptarë Roberto Dristi 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeçe.

Roberto Drizdi, 25 vjeç, ndodhet në reanimacion i intubuar, me dëmtime të rënda (thyerje gjymtyrësh). Anisa (Anastasia) Liuri, 23 vjeç, ndodhet në reanimacion e intubuar, me djegie të rënda (do të transferohet në Spitalin e traumës Papanikolau në Selanik.

Të humbur, në pritje të përgjigjes së ADN që kanë dhënë të afërmit janë Klaudia Lato (Lata), Denis Ruci dhe Pavlin Bozo.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës ndodhet Elisia Paço, 18 vjeç, e cila pritet të dalë ditën e sotme nga spitali. Në Spitalin Universitar të Larisës ndodhet Olta Kulla, 20 vjeç me dëmtime relativisht të lehta. Kurse Maria Dimza, me dëmtime të lehta, ka dalë nga spitali në gjendje të përmirësuar.

Në Spitalin Genimatas Selanik kanë qenë Erisa Almeta, 12 vjeç, Vanesa Plasa, 13 vjeç, Frankli Besaj, 20 vjeç, Dhimitër Zonga, të cilët kanë qenë në gjendje të lehtë dhe kanë dalë nga spitali.
  • Gabimi që shkaktoi tragjedinë në Greqi

Zbardhja e bisedës mes makinistit të trenit të pasagjerëve dhe punonjësit në stacionin e Larisës ka hedhur dritë mbi gabimin njerëzor që mund të ketë çuar në tragjedinë me të paktën 43 viktima në Greqi.

Mediat greke kanë publikuar transkriptet e bisedës dhe rezulton se drejtuesi i stacionit e udhëzon makinistin të vijojë udhëtimin nga Selaniku, por në atë linjë po lëvizte treni i mallrave.

Pjesë nga biseda:

Makinisti: A më dëgjoni Larisa?

Shefi i stacionit: Dëgjojmë. Me numrin 47 kaloni semaforin e kuq të daljes, në semaforin e ri të hyrjes së Poros.

Makinisti- Vasili, po iki?

Shefi i stacionit-Po mund të largohesh.

Makinisti-U krye, natën e mirë!

Shefi i stacionitPaç fat.

Të dy makinistët nuk janë habitur nga drita e kuqe që kanë parë përballë, pasi sistemi i sinjalistikës së dritës nuk funksiononte. Duke cituar burime nga hekurudha, mediat greke raportojnë se drejtuesi i stacionit as që e kishte kuptuar që treni kishte hyrë në binarë të gabuar dhe nuk pati mundësi që ta korrigjonte gabimin e tij në pak minutat e mbetura.

Nëpunësi i stacionit hekurudhor: Mbret, a ta kthej?

Përgjegjësi i stacionit-Jo, jo lëre ashtu siç është, sepse pason 1564.

Nëpunësi i stacionit të trenit-U bë, mirë, do ta lë ashtu siç është diagonalisht.

Punonjësi i shinave e pyeti drejtuesin e stacionit nëse duhej t’i kthente binarët drejt që treni të vijonte në linjën normale pa probleme.

Megjithatë, shefi i stacionit i tha atij se një tren lokal do të përdorte diagonalen, gjë që e bëri. Por më pas ai harroi të kthente binarët dhe treni me pasagjerë u fut në drejtimin e gabuar.

Dialogët janë formalë, pasi makinistët e trenave nuk kishin asnjë arsye për të vënë në dyshim urdhrin e drejtuesit të stacionit, pasi besonin se ai e kishte kontaktuar kolegun e tij në stacionin tjetër, në Neios Poros, dhe e morën të mirëqenë se linja ishte e hapur.

Read Previous

‘Me paratë e qytetarëve korruptoi McGonigal dhe institucionet”, Kryemadhi: Rama sot në panik. 

Read Next

“Larg duart nga vula e PD-së”/ Vokshi: Po mundoheni të kontrolloni vendimet e gjykatës