Aksident te “Qafa e Muzinës”/ Përplasen dy makina, 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në “Qafën e Muzinës”, ku janë përplasur 2 automjete e për pasojë janë plagosur 4 persona.

Mësohet se automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin N. A., banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. F., banues në Gjirokastër.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Fiat” dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë automjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Qafë Muzinë”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. A., banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. F., banues në Gjirokastër.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Fiat” dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë automjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read Previous

Ja pasuria e fermerit Bektash Shtëpënja/ SPAK kërkon konfiskimin

Read Next

Sofja pritet ta heqë veton ndaj Shkupit