Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin e Durrësit.
Bëhet me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur një grua 34-vjeçare.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.