Aksident në Berat, plagoset një fëmijë 3 vjeçar

Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije 3-vjeçar ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në Berat. Një mjet i parkuar pranë një ndërmarrjeje ka lëvizur në drejtim të rrugës nacionale. Dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk ka kontrolluar rrugën dhe si pasojë është përplasur me një makinë tip ‘Ford’ që po kalonte në rrugën kryesore.

Si pasojë e goditjes së madhe, mjeti tip ‘Ford’ është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës duke marrë dëmtime të konsiderueshme. Sipas burimeve në vendngjarje, drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime të lehta ndërsa një fëmijë, i cili ka qenë brenda mjetit ‘Ford’ është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit për të marrë trajtim mjekësor.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, i cili ndodhi në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore.

Read Previous

Deklarata e plotë e Berishës pas shpalljes non grata nga Britania

Read Next

Eurostat: Shqipëria, në mesin e 5 vendeve me inflacion të ulët në Europë në qershor