Aksident me pasoje vdekjen te Bishti i Zhurit

Një aksident është regjistruar sot në Kavajë, ku një makinë është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në autostradë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”. Burime zyrtare bënë me dije se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin me inicialet S. G., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 66-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read Previous

“Vij te ju me një lajm jo të mirë” – CEO i një kompanie amerikane pushon 900 punonjës me një telefonatë

Read Next

Devin Nunes do të largohet nga Kongresi për të udhëhequr startupin mediatik të Trump