Aksident me pasojë vdekjen në Durrës

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, një 66-vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marrë pasi përfundoi jashtë rruge me motomjetin që drejtonte.

Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Read Previous

ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Përdorni zinxhirë kur udhëtoni në zonat malore

Read Next

Arrestohen dy mjekë në QSUT, merrnin ryshfet për kryerjen e skanerit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *