Aksident me dy të plagosur në Elbasan

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan, ku si pasojë kanë mbetur dy të plagosur.

Rreth orës 09:30, në aksin rrugor Cërrik-Mollas, në fshatin Klos, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasen H. M.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Renault”, shtetasja H. M., si dhe pasagjerja, shtetasja L. M., të cilat janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read Previous

Sali Berisha denoncon: Ja si i mashtron pensionistet Edvini!

Read Next

Serbët provokojnë/ “Z”- simboli rus i pushtimit të Ukrainës ka mbushur qytetin e Mitrovicës n Kosovë.