Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Rrugën e Kombit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete dhe kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ndodhi në aksin Milot-Rrëshen, pranë urës së Zogut. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Read Previous

Gjermania lehtëson procesin e bashkimit familjar për një kategori

Read Next

Belind Këlliçi: Përgjigje Merit, për letrën e hapur!