Një aksident me humbje jetë ka ndodhur këtë të Hënë në Vlorë.
Sipas policisë, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion.
Dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve, shtuan të njëjtat burime.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, mbyllet njoftimi i bluve.