Aksident i rëndë në Vlorë/ Dy makina pëplasen në kryqëzim, njëra përfundon në lokal

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një kryqëzim pranë ish-shtëpisë së oficerëve në qytetin bregdetar.

Si pasojë e aksidentit një prej automjeteve ka përfunduar brenda në një lokal të zones.

Gjithashtu bëhet me dije se dy persona janë transportuar në spital pasi kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Read Previous

Qytetarët e Qesarakës dhe Freskut tregojnë mbështetjen ndaj Belind Këlliçit

Read Next

Socialisti i dorëzon teserat Berishës: Jepja Taulantit dhe Belindës